Ismail Kadare: Letërsi e pavdekshme dhe kameleon politik?

Publiku gjermanishtfolës i shkrimtarit të famshëm shqiptar,Ismail Kadare, që u nda nga jeta më 1 korrik 2024, ishte relativisht i vogël, por i përkushtuar, tha në një intervistë për DW, përkthyesi i veprave të tij, Joachim Röhm. Këtë e konfirmon ndoshta edhe fakti, që shtëpia botuese e tij, S.Fischer, priti dy ditë derisa të shkruante dy fjalë të shpejta si nekrologji, pasi u pyet nga DW. Qendrimi i dyzuar i kritikëve gjermanishtfolës ndaj shkrimtarit Kadare, vihet re edhe në shkrimet e botuara në shtypin gjerman me rastin e vdekjes së tij. Por edhe në këto deklarata që i dhanë DW-së disa studiues nga Gjermania.

Letërsi e pavdekshme

“Libri i parë shqiptar që kam lexuar, si studente e Balkanologjisë në një seminar përkthimi të Prof. Dr. Norbert Reiter, ishte “Kështjella” – nga Ismail Kadare. Njohja me bukurinë dhe fuqinë e madhe të gjuhës së Kadaresë ishte një moment vendimtar për zhvillimin tim të mëtejshëm profesional.

Ismail Kadare i hapi letërsisë shqiptare rrugën drejt letërsisë botërore. Falë përkthyesit të tij në gjermanisht, Joachim Röhm, lexuesit gjermanishtfolës patën një qasje të rëndësishme në kulturën shqiptare. Veprat e Ismail Kadaresë u bënë sinonim dhe shenjë cilësie për letërsinë shqiptare. Kushdo që e lexonte njëherë, do të donte të lexonte edhe autorë të tjerë shqiptarë.

Veprat e Ismail Kadaresë lindën në kushte politike ekzistenciale të jashtëzakonshme dhe rëndësia universale e tyre që tejkalon kufijtë e letërsisë shqiptare qëndron në faktin se ai shkroi një letërsi artistikisht të pavdekshme në shërbim të humanizimit.”

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com