Prokuroria kërkon burg përjetë për vrasësin e adoleshentit Maringlen Gjonaj, avokati: Nuk janë hetuar bashkëpunëtorët e krimit

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshem të 32-vjeçarit Kristjan Cenaj, për vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Mariglen Gjonajt. Ndërsa mbrojtësi ligjor i familjarëve të viktimës kërkon zgjerimin e hetimeve. Avokati Eduard Mullaraj pretendon se autori ka bashkëpunuar me persona të tjere që nuk janë hetuar. Sipas tij dosja penale është e cunguar dhe  duhet ti shkohet deri në fund kësaj çeshtje.

Kujtojmë se në vitin 2015 Kristjan Cenaj vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj në Mamurras. Ai dyshohet se kreu krimin makabër për ti vjedhur viktimës orën Rolex dhe varesen e floririt.   Krimi u zbulua në 2022-shin kur u gjetën eshtrat e groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në Fushe Kuqe të Kurbinit, afro 7 vite nga zhdukja e 16-vjecarit.

Prokurori i Lezhës Françesk Ganaj ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshem për vepren penale “Vjedhja me pasoje vdekjen”. Ndërsa i pandehuri Kristjan Cenaj, i cili prej dy vitesh gjendet në paraburgim ka mbajtur qendrim mohues, duke pretenduar se nuk është ai vrasësi.  Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco pritet të japë vendimin e dënimin në seancën e datës 10 korrik.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com