Inaugurimi i Tunelit të Llogarasë, kryeministri Rama pritet me iso dhe daulle! Qytetarët e Vlorës i urojnë ditëlindjen

Politik 162 Views

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Llogara të Vlorës ku po inaugurohet tuneli më i gjatë në Shqipëri.

Rama u prit me iso dhe me daulle, ndërsa disa qytetarë i uruan dhe ditëlindjen kreut të qeverisë, i cili festoi një ditë më parë 60-vjetorin e lindjes.

Më pas u ngjit në autobusin me qytetarë për të përshkuar tunelin 6 km të gjatë.

“Llogara, Vlorë – Hapja e tunelit më të gjatë në Shqipëri, një ëndërr e kahershme dhe premtim bajat i tërë fushatave elektorale të partive, që sot bëhet realiteti i jetës së përditshme të një prej zonave më spektakolare të atdheut tonë, si edhe një motor i ri me shumë kuaj fuqi për industrinë e re të turizmit, të cilës në fund të vitit do t’i shtohet edhe motori i fuqishëm i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës”, shkruan Rama në Facebook.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com