‘Kam qarë për këtë tunel. Këtë vit pa pagesë’! Ministrja Balluku flet nga tuneli i Llogarasë

Aktualitet 157 Views

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës ka zbuluar emocionet e disa orëve para hapjes së tunelit të Llogarasë, në një intervistë live për emisionin Top Story.

“Këtë tunel e kam përjetuar me emocione madje edhe kam qarë, ishin të gjithë punonjësit duartrokisnin mundin e tyre.

Kam ardhur me optimizëm, tashmë është pjesë e krenarisë së të gjithë gjerdanit të infrastrukturës, nuk besoj se do të ketë lot sot”, tha Balluku.

Balluku: Tuneli i Llogarasë do ketë një shpejtësi rreth 80 km në orë, ka edhe kthesa. Tunelët e kanë shumë të vogël limitin mbi shpejtësi. Në tunel është e patolerueshme sepse mund të krijojë aksidente, ndërsa nuk lejohen parakalimet.

Kemi bërë koordinimet me kolegun Balla për patrullimin e tunelit, është në të dyja portalet kemi dy qendra të monitorimit të trafikut, të digjitalizuara. Nëse dikur bëhej rreth dy orë e gjysëm nga Tirana, është shkurtuar më shumë se 45 minuta. Nëse i referohemi vetëm Llogarasë, që ka qenë e përshkreshme për 45 minuta, është shkurtuar më shumë se 30-35 minuta.

Të gjitha maloret dhe vështirësi që kishte si rrugë, kishte edhe një konsum të lartë automjeti. Është e padiskutueshme siguria që kemi këtu me atë në Llogara, edhe pse atje e kemi mirëmbajtur. Do të mbetet një rrugë e bukur panoramike dhe mendoj që nuk do abandonohet. Llogaraja është e bukur dhe një zonë ku familjarët pushojnë dhe turistë që duan ta shohin.

Ky tunel është dizejnuar përmes një gare, ku fitoi kompania austriake. Këtë vit kalimi do të jetë pa pagesë.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com