Franca fiton me penallti me Portugalinë dhe do ndeshet me Spanjën

fustane me qera

Franca fiton me penallti me Portugalinë dhe do ndeshet me Spanjën në gjysmë finale.

Në 45 minutata e para të dyja skuadrat ishin shumë të kujdesshme dhe rastet për shënim ishin thuajse zero për të dyja ekipet të cilat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatim e barabartë 0-0.

Edhe pjesa e dytë ishte me të njëjtin ritëm, me të dyja skuadrat që pavarësisht volumit të lojës dhe tentativave të të dyja ekipeve sërish portat mbetën të paprekura duke çuar ede këtë takim çerekfinal në 30 minuta shtesë, që do të jetë një tjetër mundësi për të evituar penalltitë. Pavarësisht kohës së shtuar nuk ishte e thenë edhe 120 minutat përfunduan në barazim për t’i lënë gjithçka në dorë ruletës së penalltive. Dhe në këtë fraksion të lojës i vetmi që humbet ishte Joa Felix nga lojtarët portugez i cili goditi shtyllën pingule.

Ndeshja minutë pas minute:

Penalltitë, Portugali-Francë (3-5)
1. Gjuan Dembele për Francën dhe shënon.

2. Gjuan Ronaldo për Portugalinë dhe shënon.

3. Gjuan Fofana për Francën dhe shënon.

4. Gjuan Bernardo Silva për Portugalinë dhe shënon.

5. Gjuan Kounde për Francën dhe shënon.

6. Gjuan Felix për Portugalinë dhe godet shtyllën.

7. Gjuan Barcola për Francën dhe shënon.

8. Gjuan Mendes për Portugalinë dhe shënon.

9. Gjuan Theo Hernandez për Francën dhe shënon.

Minutat shtesë
Mbyllet sfida. Skuadrat i drejtohen penalltive.

120’- Maignan me një pritje spektakolare i mohon golin Mendes.

118’- Zëvendësimi i fundit te Portugalia, Vitinha i lë vendin në fushë mesfushorit Nunes.

108’– Mundësi e mirë për Portugalinë. Feix gjuan me kokë pas një krosimi të Conceicao, por topi prek rrjetën e jashtme.

105’– Pjesa e dytë e shtesave nis me zëvendësim te Franca. Mbappe i lë vendin Barcola. Lëvizje edhe te Portugalia, aty ku Felix i merr vendin Leao-s.

Mbyllet pjesa e parë e shtesave.

102’- Leao i afrohet golit të avantazhit. Sulmuesi i Portugalisë, provon me një gjuajtje në zonë, pas një pasimi të marrë nga Silva, por gjuajtja ndalet nga Upamecano.

92’- Ronaldo shpërdoron një rast të artë për shënim. Sulmuesi nuk gjuan dot në portë, pak metra larg vijës fatale.

90‘- Luhen minutat shtesë!

Mbyllet koha e rregullt.
93′- Costa pret një gjuajtje të lehtë të Mbappe. Sfida shkon në shtesa.

91’- Pepe ndal një aksion të rrezikshëm, duke larguar topin në goditje këndi, pas një kundërsulmi të shpejtë të Thuram.

Akordohen 3 minuta shtesë!

88’- Gjuan Kante nga jashtë zone, por Costa pret pa shumë probleme.

86’- Zëvendësim te Franca, Thuram merr vendin e Kolo Muani.

84’- Karton i verdhë edhe për Saliba, për ndërhyrje të ashpër ndaj Conceicao.

79’- Palhinha ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje te gabuar ndaj Mbappe. Humb ndeshjen e radhës, në rast kualifikimi.

75’- Dy zëvendësime te Portugalia. Coneicao dhe Semedo, marrin vendin e Bruno Fernandes dhe Joao Cancelo.

74’- I afrohet golit edhe Dembele, me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, e cila shkon ngjitur me shtyllën.

70’– Nuk i besojnë syve të Franca. Camavinga, shpërdoron një rast të artë shënimi. Gjuajtja e mesfushorit kalon gjithë pasqyrën e portës dhe shkon jashtë.

67’- Pranë golit edhe Mbappe, por gjuajtja e sulmuesit ndalet nga Mendes.

66’- Iluzione goli te Franca. Kolo Muani, shfaqet përballë me portierin, gjuan menjëherë, por një devijim i Dias, e dërgon topin në goditje këndi.

64’- Portieri Maignan është i pakalueshëm. Gardiani francez, ndal fillimisht një gjuajtje të Vitinha dhe më pas Ronaldon. Minuta të mira për portugezët.

61’- Maignan bën heroin për Francën. Portieri me një pritje spektakolare, i mohon golin Bruno Fernandes.

59’- Camavinga bën një ndërhyrje vendimtare, duke i larguar një top Leaos, me sulmuesin që po i afrohej portës së Maignan.

55’- Kundërsulm i shpejtë nga Franca me Griezmann. Sulmuesi ndalet në mënyrë të parregullt nga Palhinha.

52’- Theo Hernandez, pason në zonë, por topi nuk arrihet dot nga sulmuesi Kolo Muani.

22:05, 5 Korrik 2024

Motorët e Portugalisë njohin vetëm një krah, atë të majtë. “Luzitanët” kanë përdorur më së shumti krahun e majtë për sulmet e tyre, krah në të cilin luan Leao.

45′- Starton pjesa e dytë!

39-vjeçari në vitin 2010 u bë arbitri më i ri në Premier League dhe tashmë është mes gjyqtarëve kryesorë të Anglisë.

FORMACIONET ZYRTARE:
PORTUGALIA: Diogo Costa, Pepe, Ruben Dias, Nuno Mendes, Joao Cancelo, Vitinha, Joao Palhinha, Bruno Fernandes, Bernaldo Silva, Ronaldo, Rafael Leao.

FRANCA: Maignan, Saliba, Upamecano, Kounde, Theo Hernandez, Camavinga, Tchouameni, Griezmann, Mbappe, Kolo Muani.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com