Mbyllet sot burgu i grave ‘Ali Demi’ në Tiranë. 30 të paraburgosurat e fundit nisen drejt Pogradecit

Sot mësohet se është mbyllur përfundimisht burgu i grave “Ali Demi”. Burgu pritet të kthehet në një burg gjysmë të hapur ku do të mbahen të burgosurit me gjysmë liri, pra ata shtetas të dënuar që shkojnë në burg vetëm natën kurse ditën punojnë ose do ndjekin një shkollë.

Bëhet me dije se po sot, po transportohen nga policia e burgjeve, 30 të paraburgosurat e fundit që do të mbahen në burgun e Pojskës, Pogradec.

Ndërkohë në fillim të kësaj jave u transferuan gratë me status të burgosura dhe sot të gjitha të paraburgosurat.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com