Merr fund fama për finalistët e “Big Brother VIP”, si po braktisen! Fituesja Egla Ceno, e papreferuar për ndjekësit

fustane me qera

Ndonëse kanë kaluar më shumë sesa një muaj nga mbyllja e “Big Brother”, duket se personazhet e këtij ‘reality’ vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Loja tashmë vijon jashtë, duke bërë që publiku të jetë i ‘gozhduar’ në rrjete e tyre sociale, për të parë sesi do të vijojë jeta dhe karriera e tyre.

Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 106K në “Instagram”, tani numëron 105K. Duket se që pas daljes nga “Big Brother”, rrjetet sociale të Eglës po njohin vetëm regres. Aktorja nuk zgjedh të jetë shumë aktive në “Instagram”, duke bërë që dhe ndjekësit të mos shtohen. Ato pak pastime që ka bërë, kanë qenë kryesisht për të reklamuar biznese të ndryshme. Ndonëse e mbylli këtë edicion si fituesja e publikut, në “Instagram” gjërat për të nuk po ecin edhe shumë mirë. Por duket se kjo situata nuk e shqetëson aspak Eglën, që si është shprehur nuk e shqetësojnë aspak shifrat në rrjetet sociale.

Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 469K. ndryshe nga rivalja e tij, Juli ka zgjedhur që të jetë më aktiv në “Instagram”. Të shumtë kanë qenë postimet e tij në trajtë reklamash, duke na zbuluar se është ndër banorët më të paguar për “Instagram”- in e tij. Aktualisht ai po përgatitet për një sezon të ri televiziv, që ashtu si vetë finalisti i “Big Brother” është shprehur, do ta rikthejë në ekran.

Nga ana tjetër, Romeo Veshaj ka shtuar 1K në numrin e ndjekësve dhe numëron tani 391K. si një nga personazhet më të ndjekur në “Instagram”, duket se edhe llogaria e tij nuk po njeh rritje të madhe. Në rrjetet e tij sociale, ditët e fundit na ka sjellë copëza nga pushimet e tij së bashku me partneren, Heidi. Por duket se ndjekësit kanë preferuar këtë të fundit.

Sa i përket partneres së tij Heidi Baci, ajo ka plot 4 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të “Instagram”- it. Nga 231K që kishte javën e kaluar, tashmë Heidi numëron 235K ndjekës. Heidi mbetet ndër banoret që javë pas jave njeh vetëm rritje. Ndonëse nuk zgjedhë të jetë shumë aktive në “Instagram”, tashmë fansat e kanë bërë përzgjedhjen e tyre, duke ‘vërshuar’ në llogarinë e kësaj të fundit. Në intervistat e fundit televizive që ajo ka dhënë, ka folur edhe për dashurinë me Romeon, apo planet që çifti ka për të ardhmen. Mesa duket rikthimi i saj në ekran, është shoqëruar edhe me një shtim trafiku në “Instagram”-in e saj. Ajo që vëmë re tek Heidi është fakti se nuk zgjedhë të bëjë shumë reklama. Nuk e dimë nëse kjo është një strategji e saj, duke preferuar që ta ruajë disi imazhin, apo një hap që ka ndërmend ta ndërmarrë shumë shpejt. Ajo që dimë me siguri është që nëse u hedhim një sy rrjeteve sociale, padyshim që Heidi është fituesja e publikut.

Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i “reality show”-t, nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 360K. Ndonëse ditët e fundit, Meritoni ka qenë shumë aktiv në “Instagram”, ndjekësit nuk kanë ndryshuar. Djaloshi nga Kosova ka zgjedhur të pushojë me partneren e tij në Turqi. Ai dhe Ilnisa nuk na i kanë kursyer pozat nga këto ditë romantike në resortin me pesë yje. Poza seksi, apo gjeste romantike kanë qenë gjithçka që na kanë parë sytë tek adresat e tyre këto ditë.

Franceska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 136K. Nëse u hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 851K.

Edhe pse javët e fundit, Roza ka qenë më shumë prezente në ekran, sërish moderatorja duket se nuk ka pasur rritje. Rike Roçi po ashtu nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar dhe numëron sërish 181K.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com