Këtë të diel territori i Shqipërisë do të përfshihet nga moti nxehtë dhe i kthjellët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat priten të shkojnë deri në 38-39 gradë Celsius në qarkun e Beratit.
Depërtimi i masave ajrore nga Afrika drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe të nxehtë, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë.
Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 38-39 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.