Tiranë, mjetin e sekuestruar e shitën në pjesë këmbimi për përfitim, pezullohet efektivja e komisariatit nr 1 në Tiranë (EMRAT)

Një oficere e policisë me gradë nënkomisare në komisariatin e policisë nr 1 të Tiranës është pezulluar nga detyra pasi është në hetim për mashtrim.

fustane me qera

Nga hetimet e kryera u siguruan prova se punonjësja e policisë Besie Koshena gjatë kohës që ka kryer detyrën si Specialiste për Hetimin e Krimeve, duke shfrytëzuar atributet e Oficerit të Policisë Gjyqësore, pas ekzekutimit të urdhrit për kthimin e mjetit të sekuestruar, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar atë mjet dhe në bashkëpunim me shtetasin Geri Kurti, e kanë shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi informoi sot AMP.

Në hetim është dhe vetë Geri Kurti.

Çfarë ka ndodhur?


Përpara disa kohësh një person vrau veten brenda mjetit të tij tip “Golf 6”. Në atë kohë mjeti i bllokua si provë materiale nga Prokuroria e Tiranës. Pas verifikimeve dhe hetimeve, organi i akuzës urdhëroi që mjeti t’i kthehej familjarëve të viktimës. Besie Koshena, e cila ishte urdhëruar për të kthyer mjetin fillimisht foli me babain e të riut që u vetëvra ku e ka pyetur nëse kishin për qëllim për të mbajtur apo jo mjetin.

I ati në kushtet e tronditjes së humbjes së djalit të tij i ka thënë që do e shiste. Efektivja i kishte premtuar më pas që mjetin do e blinte ajo. Pasi e ka marrë për kontroll te mekaniku ajo e ka shitur në bashkepunim me Geri Kurtin për pjesë duke mos i dhënë lekët familjarëve, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Lajmi ne perditesim…

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com