Tragjike në Gjirin e Lalëzit/ 8 vjeçarja sllovake humb jetën pasi e përplas makina e 18 vjeçarit (EMRI)

Durrës – Një aksident i ka marrë jetën një fëmije, vajzë nga Sllovakia kishte ardhur për të kaluar disa ditë pushime në Durrës dhe ishin vendosur në Gjrin e Lalëzit. Një automjet Audi që drejtohej nga një 18 vjeçar Genci Gjura nga Tirana udhëtonte në rrugën që lidh Lalëzin, Maminasin me zonën bregdetar, ka përplasur fëmijën 8 vjeç që po përpiqej të kalonte nga një krah te tjetri në kryqëzimin e resortit turistik Lura, raporton gazetari i Report Tv, Artur Korriku.

Teksa tentonte të kalonte nga një krah te tjetri është përplasur dhe ka humbur ndjenjat. Është njoftuar spitali e ka marrë ambulanca. Ndërhyrja e mjekëve ka qenë e kotë pasi vajza kishte ndërruar jetë. Drejtuesi është shoqëruar dhe ndaluar. Grupi hetimor është ngritur dhe ka bërë hetimin për të gjetur shkakun. Të dhënat paraprake nga testi dilte negativ nuk kishte përdorur pije alkoolike. Po shikohen të dhëna të tjera, a ka pasur shkelje. Për momentin është hartuar procesverbali aksident me pasojë vdekje. Përplasje mjet me këmbësor në tentativë për të kaluar rrugën.

Për momentin rezulton ka qenë duke vajtur me vrap për të arritur prindërit dhe u përplas nga automjeti dhe ka shkaktuar situatë të rëndë dhe njerëzit janë tmerruar nga ajo që i kanë parë sytë. Dhe kuptohet si përcillet në këto momente. S’ka trotuar është rrugë makine, pak gjë ka për këmbësorët rrugë që lidhet me resortet. Një rrugë që shkon për lart në Ishëm ose Maminas, një rrugë shkon në det edhe majtas dhe djathtas të përcjellin në sektorë të ndryshëm aty ku ndodhi aksidenti.

Pak ka të bëjë nëse ka trotuar ose jo. Ka flukse të mëdha njerëzore për të vajtur në bregdet për të vajtur në fshat. Siç behët me dije 8 vjeçarja u dërgua për në Tiranë, teksa autoambulanca mbërrit në vendngjarje për 7 minuta. Mirëpo përplasja ka qenë e rëndë dhe dyshohet se ka mbërritur pa jetë në spital.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com