Pas një dite të ngarkuar me punë, ajo çka na duhet nuk është vetëm një orë qetësie, por një vakt i mirë dhe i shijshëm.
Nga gatimet e preferuara marrim vlerat ushqyese, si edhe energjinë që na duhet për ta mbyllur si duhet ditën
E keni përjetuar ndonjëherë “komën ushqimore”? Kështu njihet në terma shkencorë, por e thënë më shqip quhet: përgjumje pas ngrënies. Ja si e shpjegojnë ekspertët nutricionistë dhe ata të diabetit.
“Kur njerëzit hanë, pjesa më e madhe e gjakut tonë shkon në organet e tretjes për të përpunuar ushqimin”, tha ekspertja Sandra Arévalo për CNN.
“Trupi mund të prodhojë më shumë serotonin, një neurotransmetues që rregullon gjumin dhe gjendjen shpirtërore, veçanërisht nëse ushqimi ka qenë i pasur me aminoacidin triptofan, i cili gjendet në proteina si mishi i pulës, djathi dhe peshku.”
Çfarë ndikon në gjendjen e përgjumjes?
Ushqimet e rënda ose me sheqer
Mund të ndiheni të lodhur pasi keni ngrënë shumë, në sasi, ose në cilësi. Shumë njerëz zgjedhin të hanë shumë, që të keni ndjesinë e ngopjes.
“Ndodh që sheqeri në gjak bie poshtë nivelit nga e nisët fillimisht. Kjo e ul energjinë”, tha Kristin Kirkpatrick, dieotologe në klinikën e Cleveland.
Gjumi i keq
“Gjumi rregullon hormonet tuaja, duke përfshirë edhe ato të tretjes”, vijoi dietologia Kirkpatrick. Dhe nëse jeni të privuar nga gjumi, trupi juaj ka të ngjarë të shtypë hormonin e quajtur leptin.
Mosngopja me gjumë mund të ndikojë negativisht në aftësitë tuaja vendimmarrëse, rregullimin emocional, etj.
Problemet e sheqerit në gjak
Për disa njerëz, lodhja pas vaktit mund të sinjalizojë diçka më serioze. Statistikat tregojnë se shumë njerëz në SHBA kanë diabet ose predispozitë për diabet dhe nuk e dinë këtë.
Nëse ndiheni rregullisht të përgjumur pasi keni ngrënë edhe pasi keni bërë rregullime të regjimit ushqimor, kërkoni nga mjeku juaj të bëni analizat.
Testi mat nivelet mesatare të sheqerit në gjak dhe tregon se sa glukozë është e lidhur me hemoglobinën në qelizat e kuqe të gjakut.