Nesër bllokohet qarkullimi në ‘By pass’-in e Fierit, ja si devijohet trafiku

84 Views

Policia e Shtetit njofton se në vijim të punës nga ARRSH për zbatimin e projektit “Qendra e Monitorimit të Trafikut”, do të kryhen punime për montimin e monitorëve të Sistemit të Informacionit të ndryshueshëm në aksin rrugor by-pass-i i Fierit

Për këtë arsye nga ora 03:00 deri në orën 05:00 do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën e vjetër Fier- Levan dhe më pas në aksin kryesor të By-pass Fier.

Për shkak të punimeve, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar prandaj do të menaxhohet trafiku sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugën alternative, duke përdorur aksin rrugor “Fier-Levan”, gjatë orarit të punimeve.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com