Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social ka dhënë lajmin se janë hapur aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike.
Rama thotë se aplikuesit duhet të jenë të rinj të moshës 21 deri në 26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor. Ata duhet të bëhen pjesë e thirrjes deri më datën 15 gusht 2024.
“Secili i interesuar mund të bëhet pjesë e thirrjes deri më 15 gusht 2024, duke aplikuar në linkun https://praktika.riniafemijet.gov.al”, shkruan Rama.
acdailynews