Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 23 vatra, vetëm 2 janë aktive

TIRANË- Në 24 orë janë raportuat 23 vatra zjarri në vend, nga të cilat 21 janë shuar dhe aktualisht 2 janë aktive. Kështu bën me dije ministria e Mbrojtjes.

Vatrat e zjarrit aktive janë një në vendin e quajtur Agjioneri, në bashkinë Delvinë, ku po punohet intensivisht për izolimin e plotë të zjarrit, dhe një tjetër në bashkinë Dropull, ku situata është më e qetë, por puna vijon për të shmangur çdo rrezik përhapjeje.

Në total janë angazhuar 464 efektivë zjarrfikës, dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, forcat bashkiake, forcat policore, punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe të shërbimit pyjor, si dhe forcat vullnetare, të cilët me mjete, ndihmuar edhe nga helikopteri Cougar dhe 2 Canadair të ofruara nga Greqia.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com