Dy orë protestë! Tym e flakë dhe ultimatumi i Berishës: Qeveri teknike ose s’ka paqe

Aktualitet 138 Views Add a Comment

Dy orë protestë. Dy kërkesa dhe lufta vazhdon. Kjo është panorama e protestës së opozitës mbrëmjen e sotme në Tiranë përballë Kryeministrisë. Tubimi në mungesë të Sali Berishës u drejtua nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi. U hap nga Edmond Budina, vazhdoi me një mësuese. Në skenë u ngjit Ilir Meta.

Presidenti i Partisë së Lirisë sulmoi kryeministrin Rama dhe ndërkombëtarët. Më pas ishte mesazhi kryesor nga Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Në momentin që mori fjalën Berisha, protestuesit hodhën molotv drejt Kryeministrisë. Kërkesa e Sali Berishës ishte qeveria teknike.

Drejtuesit e tjerë të opozitës, Noka, Këlliçi dhe të tjerët kërkuan lirimin e tij. Opozita më pas u zhvendos përpara bashkisë. Tym, flakë dhe përplasje me policinë. Rrugëtimi përpara se të mbyllej përpara selisë u ndal pak përpara parlamentit. Fjalia e fundit e Flamur Nokës ishte se protesta e radhës do të jetë në 18 Korrik sërish para bashkisë Tiranë.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com