Kultivuan kanabis në malësinë e Krujës gjatë vitit 2021 – 2022, 12 të arrestuar, 4 në kërkim (EMRAT)

Tirane- 12 persona  banues në Kamëz dhe Krujë janë arrestuar ndërsa 4 janë në kërkim pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitet 2021 dhe 2022, kanë kultivuar bimë narkotike në fshatra të ndryshme në malësinë e Krujës.

fustane me qera

Operacioni policor i finalizuar nga sektori për Hetimin e Narkotikëve në Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Nr. 5, dhe Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, u kodua “Old plants”.

Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në burg” për 16 shtetas dhe janë vendosur 3 vendime për kontrolle banesash për 3 shtetas të tjerë.

Gjithashtu po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com