Mbi 31 mijë gjoba për një javë, policia bën bilancin: U pezulluan 129 leje drejtimi! 47 shoferë të arrestuar

Drejtoria e Policisë Rrugore ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të javës që lamë pas, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.

Sipas policisë, janë vendosur 31 586 gjoba, shumica prej të cilave për shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit dhe për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Blutë sqarojnë se janë pezulluar 129  leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt, ndërsa janë arrestuar 47 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Bilanci javor i Drejtorisë së Policisë Rrugore : 

-31 586 masa administrative

– 8303 për shpejtësi tej normave të lejuara

-1453 për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit

– 2567 për mospërdorim të rripit të sigurimit

– 2670 për parakalime të gabuara

-344 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

-223  për manovra të rrezikshme në rrugë

-225 për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit

-13456  për parkim të gabuar

-2345 për shkelje të tjera

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com