Shëndetësia e Edi Ramës/ Alimehmeti: Rilindja solli shkatërrim, Shqipëria me shpenzimin më të lartë në qendra spitalore

Hetimi i fundit i Prokurorisë së Tiranës në Spitalin Onkologjik zbuloi vetëm majën e ajsbergut të një sistemi që ka mundësuar ofrimin e një shërbimi të cunguar, si në sasi, ashtu dhe në cilësi, duke u krijuar mundësi abuzuesve të kanalizojnë shërbimet shtetërore në përfitime private.

fustane me qera

Problemi fillon që te nënfinancimi i sektorit shëndetësor në vite. Buxheti i shtetit shpenzon rreth 2.9% të asaj që prodhon ekonomia në një vit (Prodhimi i Brendshëm Bruto) për shëndetin, sipas të dhënave të Bankës Botërore.

Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar ditën e sotem në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se ne kemi buxhetin më të ulët sa i përket shpenzimit ekonomik të të gjithë Europës, nisur kjo edhe nga fakti që një raport i OKB tregon se kemi shpenzimin më të lartë nga xhepi për shpenzime shëndetësore diku te 60%.

“Pra është bërë shëndetësia aq falas këtu saqë të gjitha shpenzimet i paguan nga xhepi’-u shpreh mjeku.

Deklarata e tij:

“E drejta e fjalës, liria për tu shprehur  dhe ajo e mendimit janë marrë me forcë dhe nuk kanë rënë nga qielli dhe ne këtu duhet të qëndrojmë e para.

3 mendoj unë janë elemente kyçe, kush do të dalë në protestë sot pavarësisht nga kauza që sheh personale  në fund fare rrjedh në tre gjëra, për të mbështetur familjen se këtu ka rënë institucioni i familjes dhe ai korrupsioni është rrjedhojë edhe e rënies dhe djerrses së institucionit moral të familjes.

Pra kush do ta mbrojë familjen, kush do t’i qëndrojë përballë korrupsionit e shpopullimit unë mendoj se duhet të jetë në shesh, edhe kush nuk ka mundësi fizike të paktën të jetë moralisht aty.

Mos të harrojmë që kemi edhe njerëz që duan të marrin pjesë por që nuk kanë mundësi fizike të marrin pjesë, por moralisht janë aty sepse këto janë 3 akset tona: mbështetja e familjes, luftë korrupsionit dhe lufta e familjes.

Në këto moment unë mendoj që çdo kauz e jona është brenda.

Sa i përket anës shëndetësore, ne kemi buxhetin më të ulët sa i përket shpenzimit ekonomik të të gjithë Europës, ta nisësh nga fakti që na thotë OKB  që kemi shpenzimin më të lartë nga xhepi për shpenzime shëndetësore dhe 60% ka shkuar në Shqipëri falas asaj shëndetësisë falas.

Pra është bërë shëndetësia aq falas këtu saqë të gjitha shpenzimet i paguan nga xhepi”.

Klea Sula/ Syri.Net

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com