Zjarret në vend, Peleshi: 7 janë shuar ndërsa 2 janë ende aktivë

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave ka raportuar 9 vatra zjarri nga të cilat 7 janë shuar dhe 2 janë aktive.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë të ditur se aktualisht po punohet në fshatin Kakodhiq të bashkisë Delvinë për izolimin e plotë të vatrës i cili është vazhdimi i zjarrit masiv i zjarrit në Finiq.

Po ashtu vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë – Lurë të bashkisë Dibër, vazhdim i zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha.

Në terren po efektivët zjarrfikës të bashkisë Dibër, forca nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shërbimi Pyjor e forca bashkiake si dhe 50 efektivë nga Forcat e Armatosura.
Peleshi i bën apel banorëve të bëjnë kujdes. “Ligji parashikon dënim të rëndë për të gjithë ata që ndezin zjarre dhe do të zbatohet për çdokënd, pa dallim”, tha Peleshi.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com