Skandali te Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës shpall mos kompetencë, ia kalon dosjen SPAK-ut

Dosja e spitalit “Onkologjik”, e finalizuar me shumë bujë nga prokuroria e Tiranës, është transferuar për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Posaçme SPAK.

Vendimi për shpalljen e moskompetencën është marrë pak ditë më parë nga prokurori Bledar Valikaj, i cili ka vendosur që këtë çështje t’ia kalojë për hetim më të thelluar prokurorëve të SPAK. Dyshohet për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. Gjykata e Tiranës rikonfirmoi masat ndaj 7 të akuzuarve në dosjen Onkologjiku, me dyshimin se nuk i shërbenin në shtet pacientëve për t’i operuar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.

Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi. Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmacive në Tiranë. Gjithashtu radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura dhe lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë prezente në spital prej vitit 2021.

Lajmi në përditësim…

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com