Për të përballuar temperaturat e larta dhe shmangur pasojat e rënda të këtij të nxehti duhet të ndiqni disa këshilla të vlefshme që ju ndihmojnë të shmangni sadopak të nxehtin:
Këshilla: Si të përballojmë temperaturat e larta
Çrregullimet nga i nxehti
Periudha të zgjatura me kushte meteorologjike ekstreme, të karakterizuara nga rritja e temperaturave mbi vlerat e zakonshme, imponojnë ndërmarrjen e disa masave për parandalimin dhe trajtimin e efekteve anësore të nxehtësisë mbi shëndetin.
Efektet anësore të të nxehtit mbi shëndetin manifestohen atëherë kur sistemi i brendshëm i rregullimit të temperaturës nuk arrin të eliminojë sasinë e tepërt të nxehtësisë me qëllim ruajtjen e vlerave normale të temperaturës trupore. Defiçitet e kompensimit fillimisht manifestohen me shenja dhe simptoma lehtësisht të korrigjueshme me ndërprerjen e ekspozimit ndaj nxehtësisë.
Por, nëse ekspozimi vazhdon, shenjat dhe simptomat e dekompensimit bëhen më serioze dhe njihen si stresi nga nxehti dhe goditja nga i nxehti.
Rritjet ekstreme të temperaturave mund të rëndojnë gjendjen e personave me patologji kronike. Rruga kryesore e eliminimit të nxehtësisë është nëpërmjet djersitjes por në situatë fizike dhe ambientale ekstreme, ky mekanizëm është i pamjaftueshëm. Nëse dhe shkalla e lagështisë së ambientit është e lartë, djersa avullon ngadalë dhe temperatura trupore mund të arrijë vlera mbi 40°C, duke dëmtuar organet vitale të organizmit.
Faktorët që ndikojnë mbi termorregullimin janë:
1. Mosha (tek fëmijët e vegjël dhe tek të moshuarit është i reduktuar)
2. Sëmundjet preekzistuese
3. Përdorimi i disa medikamenteve
4. Konsumimi i drogës dhe alkoolit
Shenjat dhe simptomat nga i nxehti:
Të parat që shfaqen janë:
1. Dhimbje koke;
2. Nauze dhe të vjella;
3. Lëkurë e zbehtë dhe e ngrohtë;
4. Puls i dobët;
5. Rritje e temperaturës trupore;
6. Gjendje të fikëti;
7. Edema;
8. Krampe muskulore;
Nëse ekspozimi vazhdon:
9. Çrregullime të koshiencës që variojnë nga konfuzioni deri në humbje të plotë të koshiencës;
10. Konvulsione;
10. Rritje e frekuencës kardiake ;
11. Dëmtime të rënda cerebrale, dekompensim akut kardiak dhe vdekje.
Protokoll i masave për parandalimin e dëmtimeve nga i nxehti
Të evitohet ekspozimi në diell. Sidomos në pikun e temperaturave (nga ora 11:00 deri në 17:00)
2. Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit. Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë.
3. Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë.
4. Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm.
5. Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje me qëllim thyerjen e rrezatimit UV.
6. Për personat që përdorin terapi mbajtëse, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.
7. Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir