Merret vendimi, ndalohet shitja e cigareve elektronike për personat nën 18 vjeç

Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë ka miratuar një iniciativë të deputetëve Erion Braçe dhe Etilda Gjonaj, e cila ndalon shitjen e cigareve elektronike dhe produkteve të duhanit për të rinjtë nën moshën 18 vjeç. Ky vendim synon të mbrojë të miturit nga krijimi i varësisë ndaj duhanit.

fustane me qera

Braçe theksoi se kompanitë e mëdha të distribucionit dhe supermarketet duhet të mbajnë përgjegjësi për zbatimin e këtij ligji. Ai gjithashtu propozi përfshirjen e këtyre produkteve në taksim dhe ndalimin e reklamimit të tyre, si direkt ashtu edhe indirekt.

“Këto kompani duhet të ndjekin rregullat dhe të informojnë mbi ndalesat e shitjes,” tha Braçe.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com