Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave që do të marr për protestën e opozitës që do të zhvillohet ditën e nersërme, përpara Bashkisë së Tiranës në orën 11:00.
Polcia njofton se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Protestat e deritanishme kanë prodhuar në jo pak raste tensione, ndërsa protestuesit djegin goma dhe hedhin flakadanë në drejtim të bashkisë.
Protesta e fundit, e opozitës ishte më 11 korrik, para Kryeministrisë, dhe më pas u zhvendos edhe para bashkisë së Tiranës, një protestë e cila u zhvillua me tensione dhe hedhje molotovësh.
Lexo edhe...
acdaily