Kryeministri Edi Rama tha se pjesë e sulmit për të dëmtuar turizmin shqiptar është një përpjekje e ulët për të thënë se shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë.
Rama tha gjithashtu se për të zbritur me charter në aeroportin e Tiranës duhet të prenotosh tre ditë më parë.
“Fakti është që nga janari në qershor ka 1.7 milionë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri, ose 25% më shumë se vjet”, tha Rama.
“Vjet u surprizuam pozitivisht nga italianët, italianet deri në qershor kanë qenë 486 mijë ose 57%. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq 61%, polakët 74%, por kanë shkuar mbi 100 mijë deri në qershor.
Aeroporti i Tiranës është në pamundësi për të dhënë lejë për ulje të avionëve chareter, sepse nuk ka vend në 24 orë. Për tu ulur me charter në Tiranë duhet të prenotosh 3 ditë më parë”, deklaroi kreu i qeverisë, i cili theksoi se po punohet për zgjerimin e aeroportit.