Fredi Beleri po shijon disa ditë lirinë, pasi la qelinë e burgut për të marrë pjesë në seancën e betimit si eurodeputet në Parlamentin Evropian.
Megjithatë, duket se qëndrimi në qeli nuk i ka bërë shumë mirë, teksa në një video të publikuar në mediat sociale, duket që ai trembet sapo një person i afrohet që ta takojë.
Beleri u arrestua nën akuzë për blerje votash pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023, teksa më pas fitoi postin e kryebashkiakut në Himarë. Ai nuk mundi të betohej për të marrë detyrën, teksa më pas kryeministri grek, Kyriakis Mitsotakis e përfshiu në listën e kandidatëve për eurodeputet, post të cilin e fitoi dhe u betua.
Lexo edhe...
acdailynews