“Vlonjatët bien në gropën e gjoksit të tyre”/ Rama kritikon ashpër çmimet e larta: U kanë dalë trutë nga vendi dhe s’dinë më se ç’po bëjnë

Kryeministri Edi Rama, me një gjuhë të ashpër, kritikoi operatorët e Vlorës dhe jugut në përgjithësi që kanë rritur ndjeshëm çmimet për turistët.

Sipas Ramës përveçse rritja e çmimeve është absurde dhe shumë shpejt do jap pasojat e saj, një pikë tjetër kyçe janë dhe plazet publike, ku duhet të ‘bërtitet’ që janë aty dhe të aksesueshme për të gjithë pushuesit.

“Vlonjatët bien në gropën e gjoksit të tyre. Por, është e turpshme për të krijuar një klimë absurde kur sapo kemi hyrë në Champions League e Mesdheut… e ka bërë Bullgaria këtë sport dhe për vite të tëra, nuk kthehej dot më si ishte. Nuk thonë kot më mirë sytë se sa nami, vlonjatëve u ka dalë nami, u kanë dalë dhe trutë nga vendi dhe nuk dinë më se çfarë po bëjnë. Nodshta kështu zbresin pak me këmbë në tokë, ose të paktën në kat të dytë.

Pika tjetër e rëndësishme janë plazhet publike, ato janë aty. Plazhi publik i Sarandës është në vijën e gjithë qytetit, menaxhohet nga bashkia. Duhet bërë çmos që edhe njerëzit ta dinë”.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com