“Po të divorcoj”- Dy muaj pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë, Princesha e Dubait i jep fund martesës, mesazhi për bashkëshortin: Meqë je i zënë me të tjerë…

Pas më shumë se një viti martesë dhe pas gati dy muajsh nga sjellja në jetë e fëmijë së saj të parë, një Princeshë e Dubait ka tronditur Emiratet e Bashkuara Arabe.

fustane me qera

Sheikha Mahra bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, vajza e Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, ka njoftuar divorcin nga bashkëshorti i saj, Sheikh Mana Bin Mohammed Bin Rashid Bin Mana Al Maktoum.

Një postim në llogarinë zyrtare të Sheikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, në Instagram, vajza 30-vjeçare e sundimtarit të Dubait, ka shpallur zyrtarisht divorcin nga burri i saj

“I dashur bashkëshort, meqë je i zënë me njerëz të tjerë, unë deklaroj divorcin tonë. Unë do të divorcoj. Kujdesu për veten. Ish-gruaja jote”, ka shkruar ajo

Postimi i Sheikha Mahra ngjalli reagime të gjera në rrjetet sociale në mesin e ndjekësve të saj, veçanërisht sepse ajo nuk u thellua në detajet dhe arsyet e plota pas njoftimit të saj.

Të dyja palët thuhet se nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kanë hequr të gjitha fotot e përbashkëta, përfshirë fotot e dasmës së tyre, nga profilet e tyre, sipas mediave të huaja.

Çifti u martua zyrtarisht në prill 2023 dhe mirëpriti një vajzë në maj 2024. Vetëm gjashtë javë më parë, Mahra ndau një foto prekëse me vajzën e saj me mbishkrimin: Jemi vetëm ne dyja.

Nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Maktoum, familja mbretërore që sundon Dubain dhe nga e cila vjen Sheikha Mahra. Shumë në rrjetet sociale spekuluan se llogaria e princeshës mund të ishte hakuar.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com