Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko prezantoi sot në Kuvend raportin e vitit 2023.
Sejko theksoi se ekonomia shqiptare ka shfaqur një shkallë të admirueshme rezistence përballë sfidave madhore të viteve të fundit.
“Ekonomia shqiptare pati një nga normat më të larta të rritjes ekonomike dhe normën më të ulët të inflacionit ndër vendet e rajonit”, shprehet ai.
Duke iu referuar statistikave zyrtare, Sejko tha se “ekonomia u rrit me 3.4% gjatë vitit të shkuar, punësimi u rrit me 2.2%, ndërsa norma e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.7% në fund të vitit”.
Lexo edhe...
acdailynews