Arrestohet në Portugali kreu i mafies ballkanike, shqiptari Arben Kaçorri

Në Portugali është arrestuar shqiptari Arben Kaçorri i cili u dënuar në Itali me gati 22 vite burg për vrasje.

Gjithashtu është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas mediave portugeze, Arben Kaçorri është arrestuar bashkë me trafikantin e drogës, Ícaro Leddy Gouveia, i njohur me nofkën “Fantazma” në një ndërtesë luksoze në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit portugez.

Të dy të arrestuarit mësohet se kanë drejtuar një rrjet kushtuar trafikut ndërkombëtar të drogës, i cili operonte në Portugali dhe Holandë. Dhe gjithçka thuhet se koordinohej nga ndërtesa ku ata jetonin.

“Arben Kaçorri dhe Ícaro Leddy Gouveia mbeten edhe sot fqinjë, megjithëse kanë ndryshuar adresën dhe tashmë janë në burgun e sigurisë së lartë Monsanto, në Lisbonë, ku presin zhvillimin e hetimeve”, raporton media portugeze.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi të mëdha parash, disa automjete të nivelit të lartë, mallra luksi, sisteme komunikimi dhe pajisje të ndryshme kompjuterike.

Në njoftim, policia thekson gjithashtu se kjo organizatë ka kryer disa krime të dhunshme që synonin të zotëronin drogë përmes përdorimit të forcës dhe përdorimit të armëve.

Ndërkohë autoritetet besojnë se kjo artakëri midis mafies ballkanike dhe “Mocro Mafias”, një organizatë që është lidhur me vrasjen e gazetarit holandez Peter R. de Vries, në korrik 2021, dhe kërcënimet me vdekje ndaj shtëpisë mbretërore holandeze, Princeshës Catharina-Amalia, ka operuar kryesisht jashtë vendit

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com