Fitues i tre çmimeve Grammy, ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare komediani i njohuri amerikan, Bob Newhart

Komediani mjaft i njohur amerikan, Bob Newhart , ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

fustane me qera

Newhart mësohet se vdiq në shtëpinë e tij në Los Anxhelos pas një sërë sëmundjesh, njoftoi publicisti shumëvjeçar i aktorit, Jerry Digney.

Bob Newhart filloi karrierën e tij në vitet 1960, duke nxjerrë albume të komedisë stand-up, për të cilat ai fitoi tre çmime Grammy.

Ai u bë i famshëm për serialet komedi televizive “The Bob Newhart Show” dhe “Newhart”, të cilat u transmetuan përkatësisht në vitet 1970 dhe 1980.

Në kinema, ai ka luajtur në filma si Catch-22 dhe Elf. Ai po ashtu ka dubluar edhe filmat e animuar. Në vitin 1999 ai mori yllin e tij në Hollywood Walk of Fame dhe në 2007 ai u fut në Hall of Fame Grammy.

Në vitin 2013, ai luajti në serialin televiziv “The Big Bang Theory” dhe fitoi çmimin Emmy për performancën e shkëlqyer në një serial komedi.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com