Turi i parë në Conference League është mbyllur me dështime të shumta për ekipet shqiptare. Vetëm Partizani ka arritur të kualifikohet në raundin e dytë të garës, ndërsa Tirana, Vllaznia, Shkëndija, dhe Malisheva janë eliminuar pas përpjekjeve të dështuara për avancim. Ky tur i parë përbëri një zhgënjim të madh për klubet shqiptare që shpresonin në një sukses në kompeticionet europiane.
Përveç këtyre skuadrave, Egnatia, Ballkani, Deçiq, Struga, dhe Llapi pësuan humbje në Champions League dhe Europa League, por kanë mundësinë të vazhdojnë në Conference League për këtë sezon. Drita e ka nisur rrugëtimin e saj pikërisht nga turi i dytë për këtë sezon.
Turi i Dytë të Conference League:
Struga – Pyunik Yerevan
Ballkani – Hamrun Spartans
Egnatia – Vikingur Reykjavik
Deçiq – Dinamo Batumi
Partizani – Iberia
Drita – Breidablik
Llapi – Brondby