Vila gjigande e Gjirit të Lalzit, e cila prej shumë vitesh është simboli i korrupsionit të familjes Berisha, fsheh një mister gjigand aq sa janë dhomat, oxhakët dhe metrat katrorë që janë fshehur e deklaruar sipas oreksit të pronarëve të saj. Vila tani është pjesë e hetimeve pasurore që SPAK ka filluar mbi anëtarët e familjes të ish-pushtetarit.
Për herë të parë në një investigim të Report Tv publikohen dokumente dhe procedura që implikojnë si Sali Berishën, atëherë kryeministër të përkushtuar të firmosë leje ndërtimi në favor të firmës që ndërtoi fshatin turistik luksoz në Gjirin e Lalzit, ashtu dhe vajzën e tij Argita, thurësja kryesore e të gjitha manipulimeve në deklarimet e pasurisë për të fshehur vlerën reale të super godinës.
Të martën Redaksia Investigative e Report Tv publikon faktet dhe dokumentet e reja.