Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Të shtunën ju pret një ditë mjaft efektive. Fundjavë interesante për ata që duan të rinisin një sfidë dhe të përjetojnë ndjesi të reja dhe të këndshme. Por duhen të keni shumë kujdes në të gjitha gjërat.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Të shtunën kjo fundjavë duhet t’i kushtohet dashurisë. Jeni njerëz që duhet të kenë hapësirat e tyre për reflektim, por që janë gjithashtu të gatshëm të japin të gjithë veten nga pikëpamja sentimentale.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Të shtunën ju e keni Hënën në opozitë dhe kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se gjërat duhet të shkojnë keq, por mund të tregojë se ka diçka që duhet diskutuar.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Nga kjo e shtunë dhe e diela do të jenë dy ditë me ndikim. Të kesh Venus në shenjën tuaj jo vetëm që përfaqëson rritje, por mund të çojë në disa avantazhe shtesë.