SARANDË– Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me kokainë në makinë. I riu, Xhulian Halili, dyshohet se shiste drogë në lokalet e natës në Sarandë.
Ai është ndaluar në aksin rrugor Skërficë-Sarandë dhe në automjet iu gjetën 207 gramë kokainë.
Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
acdaily