Zyrtarët e Shërbimit Sekret refuzuan vazhdimisht kërkesën e Donald Trump për siguri shtesë para se të ndodhte atentati i fundjavës së kaluar, shkruan The Post.
Ish-presidenti kërkoi më shumë agjentë në ngjarjet e mëdha publike si dhe snajperë shtesë për ambiente në natyrë, thanë katër burime për The Washington Post.
Çdo kërkesë u rrëzua nga zyrtarë të lartë të cilët pretenduan se agjencisë i mungonin burimet që Trump po kërkonte, raportoi gazeta.
Anthony Guglielmi, një zëdhënës i Shërbimit Sekret, pranoi për The Washington Post se agjencia kishte mohuar kërkesën e Trump për siguri shtesë, por pretendoi se kishte mësuar për informacionin e ri vetëm pas tragjedisë.
Guglielmi tha për The Post se kishte “disa raste kur njësi ose burime specifike të specializuara të Shërbimit Sekret nuk u siguruan”, por se agjencia në vend të kësaj përdorte partnerë shtetërorë ose lokalë për të shtuar mbrojtje.