Tre të ekzekutuar në Memaliaj. Viktimat janë identifikuar si Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe M. Çela.
Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit.
Atentatorët pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.
Shyqo Kalemi është babai i Adriatik Kalemit, të afërm të Aleksandër Sadikajt, i cili mbeti i vrarë në atentatin e ndodhur me tritol te rrethrrotullimi i Saukut në vitin 2022.
Pas vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, në një hark kohor prej disa muajsh, Adriatik Kalemit i janë bërë dy atentate për ta eliminuar fizikisht.
Lexo edhe...
acdailynews