Ditën e sotme do të ketë festime të mëdha në shtëpinë e Princit dhe Princeshës së Uellsit sot pasi Princi George mbush 11 vjeç.
Fëmija i tyre më i madh dhe i dyti në radhën e fronit, feston sot ditëlindjen dhe fansat mbretërorë kanë pritur me padurim foton e përvitshme të ditëlindjes që familja publikon për të.
Me rastin e ditëlindjes së Princit George, Kate dhe William kanë postuar një foto bardh e zi të George.
“Urojmë princin George sot për ditëlindjen e 11-të ”, thuhet në postimin në profilin e çiftit mbretëror në Instagram.
Postimet familjare të William dhe Kate me fëmijët e tyre janë të shpeshta. Po ashtu, çifti publikon imazhe për ditëlindjet e fëmijëve të tyre një ditë para ditës së madhe.
Lexo edhe...
acdaily