FOTOLAJM/ Momenti kur Halit Valteri sulmon Tedi Blushin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Pamjet që po shihni janë regjistruar gjatë pasdites së sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Tiranë.

Në momentin që kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka marrë fjalën ka ndërhyrë Tedi Blushi, i cili mban postin e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë. Megjithë ndërhyrjet e kryetares së këshillit, Romina Kuko ndaj Blushti për të mos ndërhyrë, debati në distancë mes tyre ka vijuar .

Në një moment Blushi ka hedhur dosjen me dokumente që kishte në tavolinën e tij drejt Veliajt.

Në konflikt ka ndërhyrë menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut. Pas një debati me fjalë me Valterin, Blushi e ka goditur me grusht sipas raportimit të mediave.

Ndërkohë që duket se edhe Valteri ka reaguar kunderjtë Blushit.

Megjithatë policia ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje.

 

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com