Kush urdhëroi vrasjet më ‘21 janar’? Gruaja e Aleks Nikës 3 orë në SPAK: Dhashë fakte të reja! Dëshmon dhe xhaxhai: Përgjegjësia duhet kërkuar tek Berisha e Basha (VIDEO)

Tirane-  Për më shumë se 3 orë, Rajmonda Nika, gruaja e Aleks Nikës, dëshmoi sot në SPAK, me shpresën për të vënë drejtësinë në vend për humbjen e jetës së bashkëshortit të saj gjatë protestës së opozitës së asaj kohe më 21 janar 2011 para godinës së kryeministrisë kundër qeverisë Berisha.

fustane me qera

Aleks Nika është një nga 4 viktimat që humbën jetën nga plumbat e dala nga godina e kryeministrisë, ngjarje e cila pas vendimit të Gjykatës së Lartë po hetohet tashmë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Gruaja që insistoi deri në Gjykatën e Strasburgut për hetimin e 21 janarit nga SPAK si vrasje shtetërore, u paraqit para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit për kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-drejtuesit të gardës Ndrea Prendi në orën 10:00.

Bashkë me të në SPAK është paraqitur edhe xhaxhai i Aleksit, Mark Nika, dëshmia e të cilit vijoi pasi përfundoi ajo e Rajmondës.

“Ka 13 vite që luftojmë për të vërtetën. Fajtorët para gjyqit” tha Mark Nika i cili shprehu besim se SPAK do ta zbardhë se kush dha urdhër për të përdorë armët në kundërshtim me ligjin.

Gruaja dhe xhaxhi i Aleks Nikës kanë pretenduar se kanë një kasetë audio ku ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi jep urdhër që të qëllohet ndaj protestuesve, pas komunikimit me Sali Berishën. Ata kanë thënë se do ta dorëzojnë në ditët në vijim në SPAK.

Me dyshimin se veprat penale mund të jenë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë, gjatë ushtrimit të detyrës, SPAK heton për 3 vepra të rënda penale, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

Alfred Shehu është prokurori i SPAK i cili do të hetojë ’21 janarin’. Shehu gjithashtu ka rihapur edhe dosjen e njohur si ‘Xibraka’.

Ishte gjykata e Lartë ajo që urdhëroi prokurorinë e posaçme ta regjistrojë procedimin, si një detyrim që rrjedh edhe nga vendimin i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Familja e Nikës prej më shumë se një dekade kërkon drejtësi për vrasjen e djalit të tyre dhe tashmë SPAK pritet të zbardhë të vërtetën e asaj ngjarje dhe rolin e kupolës më të lartë shtetërore.

Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa, por nëse akuzat provohen dhe faktohet se garda është urdhëruar të kalojë nga plumbat manovër në plumba të vërtetë nga Sali Berisha apo Lulzim Basha, ndëshkimi do të jepet për të gjitha jetët e humbura, si krim shtetëror.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com