“Ajo është një budallaçkë, kishte mbi 10 njerëz që…”/ Abuzimi seksual ndaj 16-vjeçares, xhaxhai i një prej të arrestuarve: Djali e donte!

Një rast përdhunimi në Korçë ka sjellë tensione, pas arrestimit të dy persona për dyshime të abuzimit seksual ndaj një vajze 16-vjeçare. Familjarët e të dyshuarve kanë reaguar në mënyra të ndryshme, duke theksuar ndryshime të rëndësishme të historisë.

Xhaxhai i njërit prej të arrestuarve ka hedhur akuza të forta, duke thënë se nipi i tij e ka dashur vajzën dhe se nuk ka shfrytëzuar situatën. Autoritetet hetimore vazhdojnë hetimet për të zbërthyer rastin.

“Nipin ma mori në qafë 41-vjeçari Selam Hyka, ai e njohu me çupën. Marseli e kishte të dashur. Familjarët kanë shkuar në Leminot të ballafaqohen me nënën e çupës të tërheqë akuzat. Unë e kam nip. Marseli kishte vajtur në Leminot, kishte pirë, e kishte të dashur dhe e donte. Këta paskan hapur llafe dhe e kanë bërë shitës, ai nuk është ashtu, është djalë i mirë, i sjellshëm, as nuk është ngatërruar asnjëherë.

Ajo është një budallaçkë, kishte mbi 10 njerëz që i shkonin asaj. Ajo kishte edhe ditëlindjen, djali i shpuri dhurata, ata ishin të dashur, tani ajo, e ëma ja bëri, çupën nuk e la të fliste fare. E ëma e kishte denoncuar në Maliq dhe e kishte bërë shitës. Kishin 1 vit që njiheshin. Kanë shkuar e ëma dhe i vëllai në Leminot për t’u sqaruar me nënën e 16 vjeçares, të heqin denoncimin. Edhe vajza në Leminot është.

Edhe ne u paraqitëm në Korçë, folëm edhe me avokatin, ne s’kemi as lekë për t’i shkuar gjërave deri në fund. Ne e dinim si histori, e donte atë. Na erdhi policia dje, kërkoi djalin dhe e mori, ai ishte edhe i pirë. Me 41-vjeçarin Selam Hyka kishte njohje, është nga fshati i çupës nga Leminoti. Ai e mori më qafë djalin, ai e njihte vajzën njohu dhe djalin me të.

Unë i thoja shumë herë mos shko se do të ngelë në derë, por nuk më dëgjoi. Nuk më pyeti. Në shtëpi nuk e kishte sjellë asnjëherë, as nuk ja vlente ta sillte, ishte budallaçkë. Se si u ngatërruar ai me të se di. Nipi 26 ajo 15, nuk ja vlente, ja si e ngatërroi. Akuza është shumë e rëndë. Nuk është nipi im për atë punë. Nuk ja vlen me të”, deklaron ai.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com