Asja Lozhani, kunata e 26-vjeçarit Marsel Baçi, i cili u arrestua nën dyshimet se ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë 16-vjeçare në fshatin Leminot, ka dhënë një deklaratë për media.
Lozhani shprehet se nuk është e vërtetë që kunati i saj ka shfrytëzuar seksualisht të miturën. Ajo shton se ishte vajza që i shkruante 26-vjeçarit. Madje Lozhani shton se 16-vjeçarja i shkruante dhe i dërgonte foto dhe bashkëshortit të saj.
Në lidhje me rastin u ndalua dhe shtetasi 41-vjeçar, Selam Hyka, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 16-vjeçaren. Sakaq vijon hetimi për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.
Lexo edhe...
acdailynews