Lëkundje të forta tërmeti janë ndier mëngjesin e sotëm në disa zona të vendit.
Forca e tërmetit ishte me magnitudë 4.6, ndërsa epiqendra ishte në detin Adriatik, 48 km nga Tirana dhe 35 km nga Durrësi.
Lëkundjet e forta janë ndier në disa zona të vendit duke shkaktuar panik te qytetarët.
Për shkak të lëkundjeve të forta, banorët në Fushë Krujë kanë dalë nga banesat e tyre.
Fatmirësisht nuk janë raportuar lëndime në njerëz apo dëme materiale.
acdailynews