Bradley Cooper dhe Gigi Hadid e kanë shijuar romanën e tyre në fshehtësi që kur u lidhën së bashku në fund të vitit të kaluar. Dhe duket se aktori tashmë po kërkon të ndërmarrë një hap tjetër në marrëdhënien e tyre.
Pavarësisht se kanë vetëm 9 muaj bashkë, aktori 49 vjeçari raportohet se është gati ta çojë romancën e tyre në një nivel tjetër.
Bradley mësohet se kërkon t’i propozojë për martesë supermodeles, e cila është 20 vjet më e re.
Dyshja, të cilët kanë nga një vajzë nga marrëdhëniet e mëparshme, gjithashtu planifikojnë të kenë fëmijë së bashku.
Gigi ka vajzën Khai, 3-vjeçe, me ish-të dashurin Zayn Malik. Nddërsa Bradley është baba i vajzës Lea De Seine, 7-vjeçe, me ish-Irina Shayk.
“Bradley është takuar me Zayn. Ata të gjithë kanë ecur përpara dhe janë prindër të përkushtuar, kështu që nuk ka ndonjë problem. Ata kanë pasur kontakte shumë herë kur kanë të bëjnë me fëmijët e tyre”, tha një burim për Daliy Mail.