“Të lutem, të përgjërohem…”/ Kërkesa e habitshme e Dashnor Sulës ndaj Ramës, socialistët në kuvend e duartrokasin

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka folur me kritika kundër marrëveshjes së arritur mes PS dhe PD, mbi ndryshimet për Kodin Zgjedhor.

fustane me qera

Mes kritikave të tij, Sula ironizoi paktin, duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama që të mos dalë në fushatë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vitin 2025, pasi sipas tij, PS i ka fituar tashmë këto zgjedhje. Kjo “kërkesë” u prit me duartrokitje nga deputetët socialistë të pranishëm në seancë.

“Sot është një ditë e veçantë celebrimi martesës midis PS dhe PD. Mendoj që nuk la logjikë dhe moral që në këtë ditë të shenjtë mungojë kabineti qeveritar, kryeministri dhe dëshmitarët e kësaj ceremonie martesore. Do kërkoja që të ndërpritej seanca për pak minuta të na vijë prezent kryeministri i Shqipërisë, babai i gjithë ne… se bashkë jemi tani të gjithë dhe të fillojmë një diskutim serioz.

Do kesh dhe nga ato që janë burra, por do kthehen në gra në 2025, ti gëzosh! … Zoti Rama, çfarë ilaçi i dhe opozitës në 2017? Në 2019? Po sot çfarë ilaçi po u jep?

Kishim shpresë që të vinim në pushtet në 2025, por sot kam një lutje për ty kryeministër, madje deri të përgjërohem… të lutem mos dil në fushatë në 2025 sepse i ke fituar zgjedhjet sepse mund të na marrë shumicë të cilësuar, dhe nuk do ketë fare opozitë.

Nuk shtirem para demokratëve që prisnin të fitoni në 2025, është një bllok politik që do çimentohet në 2025. Kjo është për të ardhur keq”,- tha Sula.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com