I mituri godet me thikë 38-vjeçarin, reagon policia: Konflikt i çastit. Ja si paraqitet gjendja e të plagosurit

Kronikë 120 Views

Një 17-vjeçar ka goditur me thikë një 38-vjeçar me probleme të shëndetit mendor mbrëmjen e sotme (27 korrik) në qytetin e Vlorës.

Policia njofton se i plagosuri ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur I. H., 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor), i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com