Kriminaliteti tek fëmijët/ Tandili: Ekspozimi ndaj rrjeteve sociale një ndër shkaqet kryesore

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, korrupsioni i përhapur, institucionet e dobëta publike, sistemi i drejtësisë i korruptuar si dhe mungesa e investimeve publike për fëmijë dhe të rinjtë, ka penguar seriozisht përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në vend.

Të dhënat tregojnë se sjellja kriminale e fëmijëve dhe të rinjve po bëhet një nga faktorët më të mëdhenj në rritjen e kriminalitetit në Shqipëri ku 1/3 e të gjithë veprave penale kryhen nga fëmijët dhe të rinjtë

Alma Tandili, nga ‘Agjensia e Mbrojtes së Fëmijëve’ e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se një nga problemet kryesor që po ndikon tek kriminaliteti i fëmijëve është edhe ekspozimi i tepruar në rrjetet sociale, duke i shtyrë ata drejt dhunës.

“Për mua një problem i madh global janë rrjetet sociale, sepse i bëjnë fëmijët agresiv dhe unë shikoj që në kopësht të lojrat që bëjnë, mënyrën e dhunshme se si ata e shtyjnë njëri-tjetrin apo se si qasen”- u shpreh ajo.

Deklarata e saj:

Ne kemi trajtuar vjet 200 oficerë sigurie në shkolla dhe në fakt janë ndaluar 80% të rastve të kriminaliteti të fëmijët.

Është ajo që unë thashë që në fillim fare, nuk është çështja vetëm tek familja, sepse familjet sot janë të dorëzuara sepse e shikojnë si një mungesë aftësie.

Për mua një problem i madh global janë rrjetet sociale sepse i bëjnë fëmijët agresiv dhe unë shikoj në kopësht të lojrat që bëjnë ato, mënyrën e dhunshme se si ata e shtyjnë njëri-tjetrin apo se si qasen prindërit duke folur në mënyrë të dhunshme spse rrijnë me orë të tëra para rrjeteve sociale.

Nuk është faktor vetëm varfëria, sepse ajo që vëmë re ne dhuna në vetvete, pra forma e komunikimit shumë ekspertë kanë vënë re se fëmijët janë dhunuar si rezultat i mosvëmendjes.

Pra ata duan të kenë një vëmendje të frikshme edhe në shkollë dhe një fëmijë që plas dyert e klasës ju tregon mosharatrëve se ‘unë kam nevojë për vëmendjen tuaj’, sepse ndihem i braktisur dhe ky është një drejtim që ne po punojmë në shkolla.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com