Rritja e tarifës së ujit në Korçë/ Kryebashkiaku Filo: Dalim me humbje, duhen mbuluar kostot

Në mbledhjen e djeshme Këshilli Bashkiak i Korçës ka miratuar vetëm me votat e socialistëve rritjen e tarifave të ujit të pijshëm për familjet korçare si në qytet, por edhe në fshat.

fustane me qera

Rritja e tarifës së ujit për familjet e qytetit do të bëhet nga 140 lekë në 200 lekë në muaj. Ndërsa për banorët në fshat do të rritet dyfish duke u bërë nga 100 lekë në 200 lekë në muaj. Gjithashtu ka patur rritje të çmimit të ujit edhe për tarifën për metër kub për disa fshatra, ku është rritur nga 28 lekë në 50 lekë apo nga 38 lekë në 50 lekë.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u shoqërua me debate të forta pasi këshilltarët e opozitës thanë se shumë fshatra të Korçës nuk furnizohen me ujë dhe nuk mund të paguajnë kosto shtesë.

Mirëpo ky vendim u miratua me votat e socialistëve, ku nga 27 këshilltarë të pranishëm, 20 votuan pro dhe 7 kundër.

Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo tha se “Pra në total nga 2016 deri në gjashtëmujorin e parë të 2024 janë arkëtuar 209 milionë lekë në fshatra SHA Ujësjellës Kanalizime dhe janë kthyer mbrapa në trajtë shpenzimesh dhe janë investime 966 milionë lekë me një defiçit – 736 milionë lekë. Është kollaj të bësh diskutime në ajër për tarifat por nga ana tjetër kompania duhet të ofrojë shërbime më të mira se ato që ka realizuar deri tani, duhet të kryejë edhe investime. Edhe kjo tarifë që propozohet nuk është se do të mbulojë kostot por minimalisht të zbutë bilancin negativ të kompanisë. Kollaj është të thuash mos paguhet fare por puna është si do furnizohen me ujë të pijshëm banorët”.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com