Një 32-vjeçar është arrestuar sot në qytetin e Durrësit, nën akuzë për disa vjedhje.
Policia ka publikuar një ideo, ku shihet i riu teksa u vjedh disa bizhuteri nga trupi qytetarëve. Duke lëvizur i qetë me biçikletë në qytetin bregdetar, kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur 32-vjeçari me iniciale G.M. i tërhoqi nga qafa varëset e floririt dy grave.
I ri, banues në Kavajë, u vu në pranga nga policia dhe ndaj tij ka nisur hetimi nga Prokuroria e Durrësit.
Lexo edhe...
acdailynews