Vlorë/ Vijojnë flakët në fushën e mbetjeve, pamje me dron të tymit toksik që ka ‘pushtuar’ qytetin bregdetar! Dredha: Zjarri nga dora e njeriut

VLORË–  Në kulmin e sezonit turistik, Vlora po përballet me një ndotje mjedisore të shkaktuar nga flakët që kanë përfshirë fushën e mbetjeve prej paradites së djeshme (25 korrik 2024)  Si pasojë e djegies së mbetjeve, tymi i madh në formë reje përhapet në të gjithë qytetin, duke krijuar shqetësime tek pushuesit.

fustane me qera

Megjithëse në ndihmë të mjeteve të bashkisë kanë shkuar dhe forcat e ushtrië shuarja e flakëve nuk është bërë e mundur as deri në orët e vona të mbrëmjes së 26 korrikut.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha në një prononcim për median thotë se kemi të bëjmë me një faj njerëzor.

Shqiptarja.com ka siguruar pamjet me dron (rreth orës 10:00 të ditës së sotme) mbi qytetin bregdetar ku shihet qartë ndotja e krijuar si pasojë e djegies së mbeturinave.  Edhe në mbrëmje flakët kanë vijuar dhe tymi ka mbuluar qytetin bregdetar.

Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane, e cila ndodhet në zonë të banuar, në lagjen 24 Maji, njohur si ish-Fusha e Aviacionit. Ndërkohë tymi është shqetësues jo vetëm për ata që kanë banesat pranë, por për të gjithë qytetarët e Vlorës, pasi era era fryn nga verilindja.

Në terren janë dy fadroma dhe një kamion i bashkisë që hedhin dhera për të izoluar vatrat. Për shkak të situatës së rënduar është kërkuar ndihmë nga Forcat e Armatosura të cilat mbërritën në Vlorë rreth mesdites së 26 korrikut.

Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Vlorë nuk plotëson asnjë standard. Nga ana tjeter, landfilli i Sherishtës, ndërtuar nga kompania e inceneratorëve, nën hetim nga SPAK, ende nuk është vendosur në funksion edhe pse zyrtarë lokalë patën deklaruar, muaj më parë, se “është shkëputur kontrata me subjektin privat dhe Sherishta ka kaluar në pronësi të bashkisë”.

E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar ku ka vijuar më shumë se 15 ditë.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com