Kryenegociatorja me BE, Majlinda Dhuka në fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste, ndër të tjera ëstë shprehur se qëllimi i qeverisë është në vitin 2030 Shqipëria të ulet si e barabartë në tryezën e BE.
Ajo shton se progresi i mëtejshëm kërkon gjithëpërfshirje, në mbikëqyerjen e përbashkët të 3 pushteteve legjislative të vendit.
Pjesë nga fjala e Majlinda Dhukës:
Anëtarësimi në BE është objektivi madhor i Shqipërisë. Në Shqipëri anëtarësimi në BE ka mbështetjen më të lartë nga të gjitha vendet e Rajonit, kjo sepse historia e jetuar më shumë sundime, na mësoi si popull si askund tjetër përveçse në familjen e evropiane nuk mund të jetë e sigurtë.
Qëllimi ynë është të përmbushim të gjitha kushtet për anëtarësim dhe Shqipëria në 2030 të ulet si e barabartë në tryezën e përbashkët evropiane. Të gjithë po punojmë për këtë qëllim. PS do t’ia dalë kësaj sfide të madhe historike. Shqipëria arriti të çelë negociatat me BE, falë progresit dhe reformave të rëndësishme.
Progresi i metejshëm kërkon gjithëpërfshirje në këtë proces unikal, në umbrellën e përbashkët të të 3 pushteteve legjislative të vendit tonë.
Agjenda kombëtare parasheh thellimin e mëtejshëm të reformave. Rrugëtimi është i qartë, së pari nevojitet të forcojmë sundimin e ligjit dhe thellojmë progresin e reformës në drejtësi, të rrisim cilësinë e institucioneve të drejtësisë. Së dyti, nevojitet të thellojmë modernizimin e qeverisjes dhe transformimin e administratës tonë publike.
Së treti, nevojitet të thellojmë luftën anti-korrupsion. Së katërti, duhet të dinamizojnë vijimësisht reformat tona ekonomike.